Artpolis

Konkurs për Menaxher/e të Financave dhe Administrates

18 korrik, 2019

ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

Vizioni ynë është të krijojmë një shoqëri të bazuar në vlera feministe përmes artit dhe kulturës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Misioni i Artpolis është të ndërtojë fuqinë kulturore të grave dhe të rinjve për t’u bërë katalizatorë për ndryshime shoqërore.

Me qëllim të realizimit të Objektivave tona ne shpallim konkurs për Pozitën aftagjate Menaxher/e i/e financave.

Pozita: Menaxher/e të Financave dhe Administrates

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kualifikim universitar, preferohet kualifikimi pasuniversitar;
  • Preferohet të jetë kontabilist/e i/e çertifikuar nga një institut i IFAC-ut;
  • Së paku 3 vite përvojë menaxheriale në fushën e financave në OJQ apo në ndonjë institucion të ngjashëm;
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përgatitjen e planeve buxhetore për projekte, kontrollës financiare dhe raportimit financiar;
  • Të ketë njohuri dhe shkathtësi të përdorimit të QuickBooks;
  • Të jetë proaktiv/e, dhe të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe inovative;
  • Proaktiv/e në caktimin e objektivave dhe në planifikimin e punës;
  • I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.

 

Përgjegjësitë:

  • Të hartojë dhe analizojë informata financiare me qëllim të përgatitjes së planeve dhe raporteve financiare për menaxhmentin si dhe ato për nevoja të donatorëve;
  • Të sigurojë që të dhënat financiare janë në përputhje me politikat dhe procedurat e aprovuara nga organizata;
  • Të bartë të dhënat në Quickbooks si dhe të mbajë petty cash për organizatën;
  • Të krijojë dhe monitorojë zbatimin dhe mirëmbajtjen e procedurave për financat e organizatës;
  • Të asistojë në mbarëvajtjen e procesit të auditimit financiar përmes përgatitjes së informacionit mbështetës për auditimin vjetor nga auditori i jashtëm;
  • Të ndihmojë menaxhmentin me raportimin financiar siç kërkohet në mbledhjet e manaxhmentit, bordit drejtues dhe të ofroj këshilla që ndihmojnë procesin e vendimmarrjes;
  • Të mbështesë vazhdimisht aktivitetet dhe parashikimet e buxhetit si dhe të asistojë stafin me këshilla financiare kur është e nevojshme;
  • Të kontrollojë shpenzimet e bankës dhe faturat për pagesa ndaj furnitorëve të organizatës;
  • Të respektojë vlerat e diversitetit dhe misionin e organizatës Artpolis;
  • Kryen edhe punë të tjera të ndërlidhuara me përgjegjësitë sipas kërkesës së Drejtoreshës së organizatës.

Procedura e aplikimit: dërgoni CV, Letër Motivimi, Diplomën dhe 2 Rekomandime në ojq.artpolis@gmail.com me subjekt: Konkurs Për Menaxher/e të Financave dhe Administratës.

Paga e planifikuar për këtë pozitë është 986.00 euro Bruto. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.

Gratë inkurajohen të aplikojnë për këtë pozitë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 01.08.2019

Venera It

Foto Galeri

0Shares