Artpolis

Promovimi i artit dhe veprave artizanale nëpërmjet “TAKIM DHE NJOFTIM” me Zanatlinjtë

Arta Rudaku, 09.05.2019

Krijimi i mundësive më të mira i lehtëson brezave të rinj arritjen e suksesit.

Jemi ne ata që dëshirojmë të sundojmë botën me vullnetin për të ecur përpara. Të zhytur në një kohë ku teknologjia ka përparuar dhe lehtësuar jetesën e secilit prej nesh, një kohë kur makinat kanë humbur vlerën e punës së dorës. Robotët të cilët kanë pushtuar industrinë duke e bërë atë epokë civilizimi. Njeriu mëson prej gjërave më të thjeshta, asnjëherë prej atyre më të mëdha, nisur nga detajet, nga mundësitë e vogla që të dhurohen e që në vete janë shpresa për të vazhduar më tutje.

Emocioni të pushton teksa fillon të flasësh për kulturën, të kaluarën e të tashmen e një shoqërie. Kujtoj artizanalet: pëlhura, lëkura, mjete nga druri, këpuce të punuara mjeshtërisht, pjata dhe dekorime nga argjila, aksesore e veshje kombëtare. Të gjitha këto janë elemente kulturore që japin një këndvështrim mbi kulturën e vendit tonë. Mundësinë për të njohur një vend, një shtet, një kulturë që dallon nga të tjerat. Një përballje me realitetin historik të një vendi. Është e vështirë të flasësh për të gjithë personat e shquar e punëtor të cilët kanë krijuar vlera të mëdha historike e kulturore. Tradita gjithmonë duhet të vazhdojë, kam dëgjuar dhe vazhdoj të dëgjoj të njëjtën fjali: Cila tradite? Kjo traditë e cila po mbahet nga duart e nënave tona punëtore, duart e baballarëve tanë. Këto duar të cilat nuk reshten së pushuari asnjëherë. Punë e dorës e cila lë shenjë të pashlyeshme në kujtesën e secilit prej nesh duke e bërë historinë më të bukur.

Shenjë kjo e cila tregon për dëshirën, mundin dhe vullnetin për të mbajtur gjallë një traditë shumë vjeçare. Të hysh në një punëtori ku çekiçi, gjilpërat, ngjyrat, brushat fillojnë të krijojnë një simfoni në vete. Kjo simfoni e cila të jëp ndjenjën e vet përfshirjes, ndjenjë që të bën të vlerësosh çdo detaj. Ajo që dua të them lidhur me artin është: Arti është jetë në cilën do formë që shikohet nga cili do kënd që preket ajo frymon. Frymon gjëra të mira, gjëra të pastra me ndjenja dhe dashuri, arti realizon dëshirën e brendshme në realitet dhe të jep fuqi jete. Arti është çelësi i suksesit për mendjet e mbyllura të kohës. Le te pushtojmë botën me zanate, me punime artistike e mos të harrojmë peshën dhe rëndësinë e tyre. Të bëhemi gati për të ndriçuar rrugën drejtë suksesit!

Venera It

0Shares