Mikel Markaj

Mikel Markaj ka lindur në Gjakovë më 27.04.1995. Në sytë e tij arti ka qenë gjithmonë formë e shprehjes, ku së pari ka mësuar të luajë në instrument (kitarë), e më pas vazhdoi në studime të aktrimit. Gjatë studimeve mësoi forma dhe mënyra të ndryshme të të shprehurit dhe duke punuar me komunitetin mësoi mënyra të ndryshme për të përdorur artin.

Disa nga shfaqjet në të cilat ka luajtur janë: Trojan Women – La Mama Theatre (Andrei Serban), Destur – Blasfemi e Ëmbel-Rumi (Zana Hoxha), Ferri – Dante Aligieri (Kushtrim Mehmeti), Shumë zhurmë për asgjë- William Shakespeare (Zana Hoxha), “Totem dhe Tabu” nga Robert Nuha (Zana Hoxha), Çimka – Shpëtim Selmani (Zana Hoxha) Toka e Shpirtrave të Trazuar – Shqipe Malushi (Zana Hoxha).

Ai ka luajtur edhe në seriale televizive dhe filma si: Shengen Visa, Rrushe, “Hero of the Desert” nga Nadif Prices. Mikeli ka fituar çmimet si: “Shumë zhurmë për asgjë” – Roli më i mirë dytësor nga PITF Prishtina, “Hero of the Desert” – Golden Earth Film Award Best Actor Male (Leading) dhe Europa Film Festival Best.