Artpolis

Për herë të parë mbahen në UP 14 sesione informuese për adresimin e ngacmimeve seksuale

12-27.10.2022

Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet së bashku me zyrtaren për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi dhe ngacmimi seksual, Drita Hyseni, kanë mbajtur 14 sesione informuese për adresimin e ngacmimeve dhe ngacmimeve seksuale më 12-27 tetor, 2022.

Hyseni dhe përfaqësuesja e Artpolis, Diellza Bezera-Dana, menaxhere e projekteve, i kanë informuar studentet/ët për “Rregulloren kundër Ngacmimeve Seksuale brenda Universitetit të Prishtinës”, mënyrës së raportimit të rasteve dhe ruajtjen e konfidencialitetit pas raportimit. Gjithashtu, kanë diskutuar se çka është ngacmimi seksual, format e ngacmimit seksual si dhe sjelljet të cilat konsiderohen ngacmim seksual.

Këto sesione informuese u realizuan në të gjitha Fakultetet e Universitetit të Prishtinës, përfshirë atë: Filozofik, FSHMN, Filologjik, Juridik, Ekonomik, FIEK, FIM, FNA, Mjekësi, Arte, FBV, FEFS, Edukim dhe Arkitekturë.

Këto sesione u realizuan në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – Community Development Fund – CDF, përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina.

#artpolis #dustudimepangacmime #RaportoRastin #SwedishEmbassy #CDF #humanrightivism

0Shares