Artpolis

Berat Bajrami – Koordinator i projekteve

Berat Bajrami ka lindur më 6 qershor 1990 në Rahovec. Ai ka përfunduar masterin në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në degën e Grafikës.

Për më shumë se pesë vjet ka punuar si gazetar në Grupin KOHA, derisa paralelisht është angazhuar në projekte artistike e kulturore.

Ai ka bashkëpunuar me dr. Ellen Frank gjatë projekteve të “Cities of Peace” në Prishtinë, me ç’rast ka marrë statusin e “Artist Peace Builder”. Projekte të cilat synojnë krijimin e një diplomacie të re kulturore, në të cilën nderohet historia dhe kultura e qyteteve që kanë përjetuar luftëra e trauma.

Më 2020 ka vazhduar me angazhimin e tij artistik me fokus në temat si: trashëgimia kulturore e çështjet e ambientit.

Në prill ka realizuar ekspozitën personale “Lidhja” në të cilën ka trajtuar fatin e trashëgimisë kulturore të Kosovës – artefakteve, që aktualisht po mbahet peng në Serbi.

Kurse në dhjetor ishte pjesë e ekspozitës kolektive “Given” nga Fondacioni 17, në të cilën janë trajtuar çështjet emergjente të ambientit. Në këtë ekspozitë Berat Bajrami është prezantuar me veprën e tij “Ishulli i Lumturisë”, në të cilën trajtohet plastika, si njëri ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit.

Nga marsi 2021 është pjesë e Artpolisit si koordinator i projekteve.

Foto Galeri