Artpolis

Hanë Meta- Koordinatore e projektit

Hanë Meta është ekonomiste e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës.  Më shumë se një dekadë është angazhuar si hulumtuese dhe përpunuese e të dhënave duke punuar për projekte dhe organizata te ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Hana është aktiviste e të drejtave të njeriut që nga koha e studimeve dhe vazhdon të jetë zë i fuqishëm kundër diskriminimit apo shkeljes së drejtave të njeriut në Kosovë.

Hanë Meta në mënyrë aktive është angazhuar në sektorin financiar dhe të marketingut, duke fituar përvojë profesionale nga puna e drejtëpërdrejtë në këtë sektor. Angazhimi në këtë fushë, padyshim se ka qenë një mundësi e mirë e përvetësimit të njohurive edhe të komunikimit dhe menaxhimit duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me palë.

Hana ka qene pjesë e aktiviteteve dhe organizatave të shoqërisë civile që nga viti 2010. Hana ka aftësi të mira të menaxhim, komunikim dhe marketing.  Aktualisht është e angazhuar si Koordinatore e Projekteve në Organizatën Joqeveritare Artpolis e cila promon kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike.

Venera It

Foto Galeri