Artpolis

Valëza Sijarina – Asistente e projekteve

Valëza Sijarina e lindur më 5 dhjetor të vitit 2001 në Gjilan. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e shkencave natyrore “Xhavit Ahmeti” Gjilan, kurse tani vijon studimet në Fakultetin Filologjik, departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Valëza që 5 vite merret me vullnetarizëm në organizata e festivale të ndryshme, gjithashtu kreu praktikë dy mujore në RTK që e ndihmoi të zhvillojë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative. Ajo ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive që 2 vite në Artpolis si vullnetare dhe pjesëmarrëse e trajnimeve dhe organizimeve tjera, dhe tani ka filluar punën si asistente e projekteve.

Për më tepër Valëza ka aftësi për të punuar nënpresion, për të përmbushur afatet dhe për të kryer detyrat e caktuara.

Foto Galeri