Artpolis

Zana Hoxha vizitoi “Isra-Drama: Ekspozimin Ndërkombëtar të Teatrit Izraelit”

16-20.11.2022

Me ftesë të Ambasadës së Izraelit në Kosovë drejtorja ekzekutive dhe themeluesja e Artpolis dhe Festivalit FemArt, Zana Hoxha, ishte prezent në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Izrael “Isra-Drama: Ekspozimi Ndërkombëtar të Teatrit Izraelit”.

Gjatë qëndrimit pesë ditor në Izrael, 16-20 nëntor 2022, Hoxha pati mundësi të shohë performanca të ndryshme, të takojë artiste/ë dhe të njohë nga afër skenën e pasur teatrore të Izraelit. Një mundësi shumë e mirë për të krijuar bashkëpunime me skenën teatrore izraelite, dhe jo vetëm.

“Isra-Drama” është një ngjarje e dizajnuar për të ekspozuar teatrin izraelit para komunitetit ndërkombëtar të teatrit: drejtorëve të festivaleve, drejtorëve të teatrove, drejtorëve artistik, dramaturgëve, regjisorëve, dhe gazetarëve.

 “Për një javë gjatë Isra-Dramës, ne prezantojmë në skenë veprat më të mira të dramaturgjisë origjinale të Izraelit, të shoqëruar me titra. Mysafirët tanë janë të ftuar në panele dhe diskutime me krijuesit kryesorë të teatrit të Izraelit dhe kanë mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me dramaturgët tanë”, thuhet në ueb faqen e Isra-Drama.

Foto Galeri

0Shares