Advertisements

Konkurs pune / Asistent/e i Financave dhe Administratës

January 12, 2021

12.01.2020

Pozita: Asistent/e i Financave dhe Administratës

Vendi i punës: Prishtinë

Raporton tek: Menaxherja e Financave dhe Drejtoresha Ekzekutive

Kohëzgjatja e kontratës: deri 31.12.2021 (me mundësi vazhdimi)

Fillimi i punës: 01 Shkurt 2021

Orari i punës: 20 orë në javë

Qëllimi:

ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën “Asistent/e i/e Financave dhe Administratës” inkurajohen gratë dhe komunitetet jo-shumicë.

ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kontrollon të gjitha faturat dhe shpenzimet nëse janë të arsyeshme dhe në harmoni me procedurat e ARTPOLIS
  • Sigurohet që të gjitha transaksionet (pagesat, të ardhurat, transferet) kanë fatura
  • Së bashku me Menaxheren e Financave bën organizimin e faturave dhe transaksioneve në dosje
  • Së bashku me Menaxheren e Financave mirëmban shpenzimet e projektit dhe kontrollojnë qe ato janë sipas planit të buxhetuar
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve financiare për donator
  • Ndihmon në përgatitjen dhe raportimin e tatimit në qira, taksave dhe pensioneve
  • Regjistrimi dhe mbatja e Petty cash
  • Ndihmon në përgatitjen e kontratave
  • Kryerja e detyrave të tjera që mund të caktohen nga menaxherja e financave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune me financa në OJQ së paku një vit
  • Të ketë njohuri përdorimit të Quickbooks
  • Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe njohuri bazike të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri rreth sistemit tatimor të ligjeve në Kosovë
  • Të ketë njohuri të burimeve njerëzore dhe përpilimit të kontratave
  • Të jetë i/e kujdesshme dhe i/e saktë
  • I/e aftë të punoj në mënyrë fleksibile në një ekip miqësor dhe dinamik
  • Të njohë punën me kompjuter (word, Excel, PowerPoint).

Paga mujore: 370 EUR bruto

Procesi i aplikimit

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letrën motivuese dhe tri referenca në  e-mail adresën: ojq.artpolis@gmail.com.

Afati i fundit i aplikimit: 24.01.2021, ora 24:00.

Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet

www.artpolis-ks.com

You may also like