“O Lord, O Lord, Lady of the House” in Tuz:…
November 27, 2024
13.03.2024
Pozita: Menaxher/e i/e Projekteve
Vendi i punës: Prishtinë
Raporton te: Drejtoresha ekzekutive
Fillimi i punës: 15.04.2024
Kohëzgjatja e kontratës: 31.12.2024 (me mundësi vazhdimi)
Orari i punës: 09:00 -17:00
ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Menaxher/e i/e Projekteve. ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kualifikimet e kërkuara:
Përfitimet:
Procesi i aplikimit
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në e tyre, letrën motivuese dhe tri referenca në e-mail adresën: ojq.artpolis@gmail.com
Afati i fundit për aplikim: 31.03.2024, ora 24:00
Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Për t’u informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet: www.artpolis-ks.com
Ne inkurajojmë veçanërisht gratë dhe komunitetet jo-shumicë, që të aplikojnë për këtë mundësi pune.
Përkushtimi ynë për të kultivuar një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe të drejtë do të thotë që të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike, raca ose karakteristika të tjera, do të marrin konsideratë të barabartë. Ne besojmë fuqishëm se diversiteti pasuron vendin tonë të punës dhe ftojmë aplikantët të sjellin perspektivat dhe përvojat e tyre unike për të kontribuuar në ekipin tonë të gjallë dhe gjithëpërfshirës.