“O Lord, O Lord, Lady of the House” in Tuz:…
November 27, 2024
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis shpallë pozitë të hapur për dy trajner/e profesionistë/e në lidhje me trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”, trajnim ky i cili do të realizohet me datë 21-23 shkurt, 2020 në Prishtinë.
Trajnimi ka për qëllim të ndërtojë besim dhe mirëkuptim në mes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të zhvillojë aftësitë për punë ekipore dhe t’ u mësojë të rinjve teknika teatrale se si të ndërtohet një shfaqje dhe si të përdoret arti si mjet për ndryshime sociale.
Pjesë e trajnimit do të jenë 25 pjesëmarrës nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Detyrat dhe përgjegjësitë specifike për trajnerët:
Kualifikimet e kërkuara të detyrueshme:
Edukimi: Diplomë universitare – Fakulteti i Arteve
Përvoja e punës: 3+ vjet përvojë pune në shfaqje teatrale, performanca artistike dhe trajnime me të rinj në fushën e artit.
Njohuri/Përvojë: Mbi natyrën e artit dhe teatrit; Gjuhë të mirë komunikimi; Planifikimin dhe menaxhimin e rrjedhës së aktiviteteve/ushtrimeve; Punë ekipore; Punë me nxënës/studentë (16-25 vjeçare).
Kohëzgjatja: Detyra do të jetë për një periudhë prej 3 ditësh, me mundësi bashkëpunimi edhe në 4 trajnime të së njëjtës natyrë në periudhë 4 vjeçare.
Kërkohet: Të dërgohet ofertë financiare për trajnim dhe letër motivuese së bashku me dokumentet tjera mbështetëse.
Rezultatet e pritura:
• Koordinim i suksesshëm i aktiviteteve të parashikuara në të gjithë komponentët
• Përmbushja e qëllimeve dhe objektivave programorë të projektit
• Siguron zbatimin e ushtrimeve të aktivitetit brenda afatit kohor të paraparë për aktivitet.
Thirrja do te jetë e hapur deri me 15 shkurt, 2020.
Apliko për tu bërë pjesë e ekipit të Artpolis duke dërguar CV-ne tuaj në ojq.artpolis@gmail.com.
*Ky aktivitet do të realizohet në kuadër të projektit Humanrightivism mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida / Community Development Fund – CDF,implementuar dhe fuqizuar nga Artpolis.