“O Lord, O Lord, Lady of the House” in Tuz:…
November 27, 2024
October 4, 2019
02.10.2019, Insajderi https://insajderi.com/teatri-urelidhese-e-nacionaliteteve-qe-jetojne-ne-kosove/?fbclid=IwAR3C4FW279qS0wBbaZ-qdD5QTG-sDAbrykvQuILMM7ItPLeTQAfVZoDU6_c
Nën monitorimin e trajnerëve Zana Hoxha dhe Branislav Stanković, që nga 20 e deri më 22 shtator, në qytetin e bukur të Prizrenit 16 pjesëmarrës të komuniteteve shqiptar, serb e ashkali në Kosovë.Djem e vajza të reja u bënë pjesë e ushtrimeve e shfaqjeve të ndryshme teatrale që erdhën nëpërmjet trajnimit “Edukimi i Bazuar në Teatër me bashkëmoshatarë/e”. Ky trajnim ka përfshirë edhe ushtrime e tema tjera përtej artit, si toleranca, diversiteti kulturorë e bashkëpunimi ndëretnik.
Duke u nis nga direktivat që ua dhanë trajnerët, si teknikat teatrale, improvizimin, krijimin e skenave të shkurtra, ushtrimet mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit, përmirësimin e koncentrimit, analizat, e shumë e shumë gjëra të tjera, tërinjtë e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, krijuan vetë shfaqje teatrale, me theks tëveçantë jetën sociale në vend.
“Papunësia”, ishte shfaqja që erdhi nën bashkimin e dy të rinjve shqiptarë dhe një vajze serbe. Një lojë interesante nga këta tre të rinj, krijoi situata interesante në sallë. Sa komike aq edhe të dhimbshme ishin situatat që u ndodhnin tre protagonistëve të shfaqjes të cilët vetë edhe e kanë shkruar tekstin e po ashtu edhe e kanë bërë regjinë.
Pas përfundimit të shfaqjes, trajnerët ishin aty ku kritikuan si për të mirë ashtu edhe për përmirësime të mëtejshme grupin që mori duartrokitje nga të pranishmit e tjerë.
Pas përfundimit të prezantimit të pjesëve teatrale, aplikantët u shprehën të hapur të flasin në lidhje me përvojën e tyre në këtë trajnim treditorë, i cili vjen nëpërmjet organizatës Artpolis.
“Është hera e parë për mua që po marr pjesë në një shkollë të tillë dhe edhe pse kam përvojë në aktrim kjo ështëdiçka e re për mua. Çka kam parë deri tash gjithçka është në rregull e sa i përket shoqërisëështëdiçka më shumë se që e kam pritë”, ka thënë Marta Djuric nga Mitrovica e Veriut, e cila mendon që ka potencial që të bëhet aktore në të ardhmen.
Valëza Sijarina, është një vajzë e re nga Gjilani e cila ka bërë shumë shoqëri gjatë trajnimit treditorë në Prizren. Ajo tha se ka marrë pjesë nëpër performanca kur ka qenë më e vogël, mirëpo jo në një mënyrë kaq profesionale sa tani.
“Trajnimi ështëdiçka krejt tjetër dhe kam mësuar gjëra të reja që nuk kam digju ma herët. Tash jam përcaktuar për profesionin që do ta zgjedh në të ardhmen”, është shprehur ajo.
Përveç të tjerash ngacmimi seksual, bullizmi, narkotikët, diverziteti i etnive, paragjykimet, papunësia, barazia gjinore dhe shkollimi ishin ato që trajnerët i trajtuan me pjesëmarrësit.
Këto tema u zhvilluan nëpërmjet lojërave të ndryshme, e kjo pikërisht ishte ideja e ngulitjes në kokë qëtë rinjtë ta gjejnë vetveten përmjet tyre.
Venera Ismali, nga Artpolis, tregoi se kjo është forma më e mirë e edukimit të këtyre grupmoshave. Kjo sipas saj është dëshmuar në shumë vende të botës që nëpërmjet këtij trajnimi arrihet një qëllim i caktuar.
“Fëmijët përmes një loje e marrin më së miri edukimin se sa kur t’u mbahen ligjërata. Mesazhi këtu është bashkëjetesa multietnike, toleranca si fetare ashtu edhe e nacionaliteteve, dhe thyhen paragjykimet. Tërinjtë janë ndarënë disa grupe. Fillimisht ata njihen me njëri tjetrin i shpalosin ëndrrat dhe dëshirat e tyre, e pastaj i mësojnë teknikat e teatrit dhe aktrimit. Këta kanë krijuar mini-shfaqje, janë edhe regjisorë edhe skenaristë edhe aktorë brenda një performance. Diferenca është shumë e madhe nga dita e parë në të dytën e tretën, fillimisht e kemi parë një distancë por pastaj ka ndryshuar, u bënë trupë teatrale dhe bashkëpunuan mjaft mirë mes vete”, ka thënë Ismaili.
Ajo më interesantja që ndodhi në këto tri ditë trajnimi ishte që performanca apo shfaqjet u dhanë në gjuhët amtare të pjesëmarrësve.
Slavisa Cukovic, pjesëmarrës nga Mitrovica e Veriut, tha se kjo gjë e ka ndihmuar të lirohet nga paragjykimet. Ai fillimisht falënderoi organizatën Artpolis dhe profesorin njëherësh edhe trajnerin që e kanë përzgjedhur të jetë pjesë e kësaj.
“Kam një ndjenjë tëveçantë, po mësojë gjëra të reja dhe po lirohem nga disa paragjykime që i kam pas më herët. Paragjykime në përgjithësi por edhe sa i përket nacionaliteteve. Zana është një person shumë interesant dhe kam mësuar shumë. Kjo është një përvojë shumë e mirë. Patjetër që do e regjistroj fakultetin e dramës, kjo për mua është një botë shumë interesante”, është shprehur Cukovic.
Krejt kjo mrekulli u përmbyll me premierat e shfaqjeve që kishin krijuar të rinjtë.
“Edukimi i Bazuar në Teatër me bashkëmoshatarë/e” të mbajtur në Prizren gjatë datave 20 – 22 shtator, 2019, u organizua nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim – KKP, përkrahur nga Unioni Evropian në Kosovë.
Shkruan: Saranda Selimi