12.01.2021
Pozita: Menaxher/e të Projekteve
Vendi i punës: Prishtinë
Raporton tek: Drejtoresha ekzekutive
Fillimi i punës: 01.02.2021
Kohëzgjatja e kontratës: 31.12.2021 (me mundësi vazhdimi)
Orari i punës: 09:00-17:00
ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Menaxher/e të
Projekteve ku inkurajohen gratë dhe komunitetet jo-shumicë. ARTPOLIS është
Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin
dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të
teatrit si mjet për promovimin e diverzitetit dhe ndryshimeve shoqërore.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Organizon dhe zbaton detyrat e projektit në
kohë, në përputhje me procedurat e Artpolis dhe kërkesat e donatorëve.
- Organizon planifikimin e duhur, zhvillimin,
zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit.
- Të menaxhojë dhe koordinojë punët e punonjëseve të projektit.
- Efikasitet në implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të
projektit.
- Të prezantojë projektin tek palët e interesit dhe të ndërtojë bashkëpunime
dhe partneritete strategjike me komunitetin dhe përfituesit e projektit.
- Të menaxhojë punët dhe komunikimin me donatorët, partneret, artistët
dhe komunitetin.
- Të sigurojë dukshmërinë e projektit dhe të komunikojë me media dhe
palët në interes.
- Në mënyrë aktive të marrë pjesë në monitorimin e të gjitha
aktiviteteve të projektit.
- Të përcjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit në bashkëpunim me
Menaxheren e Financave dhe Drejtoreshën Ekzekutive.
- Të identifikojë dhe propozojë aktivitete të reja për projekte si dhe të
tregojë aftësi për mundësitë e reja të financimit të Strategjisë së
Artpolis.
- Të identifikojë ekspertët potencial të cilët do të angazhohen në projekt.
- Aftësi të shkëlqyera
të shkrimit të Projekt Propozimeve në gjuhën Angleze.
- Kryerja e detyrave
tjera që ndërlidhen me Organizatën dhe që mund të caktohen nga drejtoresha
ekzekutive.
- Të jetë në gjendje të punojë në terren me artistë,
të rijnë dhe komunitete jo-shumicë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të paktën 3 vjet përvojë përkatëse në menaxhimin, shkrimin dhe
implementimin e projekteve në organizata jo-qeveritare vendore ose ndërkombëtare.
- Të dëshmojë aftësi dhe angazhim qytetar dhe
qasje aktiviste në zbatimin e projekteve që kanë për synim përmirësimin e të
drejtave të njeriut me fokus gratë dhe të rinjtë, dhe promovimin e diverzitetit në Kosovë, pa
paragjykime gjinore, racore, etnike dhe orientimi seksual.
- Të ketë të përfunduar universitetin – niveli
bachelor (preferohet shkenca sociale, fakulteti i arteve ose menaxhim).
- Njohuri të përsosura të gjuhës shqipe dhe
angleze në shkrim dhe në të folur, e dëshirueshme edhe njohja e gjuhës serbe.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës dhe të tregojë
vetë iniciativë dhe përkushtim në zbatimin e misionit dhe vizionit të ARTPOLIS.
- Aftësi për të punuar në një mënyrë efektive me kolegët, qasje pozitive dhe
fleksibilitet.
- Aftësi të shkëlqyera me kompjuter (word,
Excel, PowerPoint).
Paga mujore:
909 EUR bruto
Procesi i aplikimit
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e
tyre, letrën motivuese dhe tri referenca në
e-mail adresën: ojq.artpolis@gmail.com.
Afati i aplikimit: 24.01.2021, ora 24:00.
Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të
kontaktohen për intervistë.
Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem
vizitoni faqen tonë në internet
www.artpolis-ks.com