Artpolis

Konkurs pune / Menaxher/e të Projekteve

12.01.2021

Pozita: Menaxher/e të Projekteve

Vendi i punës: Prishtinë

Raporton tek: Drejtoresha ekzekutive

Fillimi i punës: 01.02.2021

Kohëzgjatja e kontratës: 31.12.2021 (me mundësi vazhdimi)

Orari i punës: 09:00-17:00

ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Menaxher/e të Projekteve ku inkurajohen gratë dhe komunitetet jo-shumicë. ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diverzitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizon dhe zbaton detyrat e projektit në kohë, në përputhje me procedurat e Artpolis dhe kërkesat e donatorëve.
  • Organizon planifikimin e duhur, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit.
  • Të menaxhojë dhe koordinojë punët e punonjëseve të projektit.
  • Efikasitet në implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit.
  • Të prezantojë projektin tek palët e interesit dhe të ndërtojë bashkëpunime dhe partneritete strategjike me komunitetin dhe përfituesit e projektit.
  • Të menaxhojë punët dhe komunikimin me donatorët, partneret, artistët dhe komunitetin.
  • Të sigurojë dukshmërinë e projektit dhe të komunikojë me media dhe palët në interes.
  • Në mënyrë aktive të marrë pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit.
  • Të përcjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit në bashkëpunim me Menaxheren e Financave dhe Drejtoreshën Ekzekutive.
  • Të identifikojë dhe propozojë aktivitete të reja për projekte si dhe të tregojë aftësi për mundësitë e reja të financimit të Strategjisë së Artpolis.
  • Të identifikojë ekspertët potencial të cilët do të angazhohen në projekt.
  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimit të Projekt Propozimeve në gjuhën Angleze.
  • Kryerja e detyrave tjera që ndërlidhen me Organizatën dhe që mund të caktohen nga drejtoresha ekzekutive.
  • Të jetë në gjendje të punojë në terren me artistë, të rijnë dhe komunitete jo-shumicë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të paktën 3 vjet përvojë përkatëse në menaxhimin, shkrimin dhe implementimin e projekteve në organizata jo-qeveritare vendore ose ndërkombëtare.
  • Të dëshmojë aftësi dhe angazhim qytetar dhe qasje aktiviste në zbatimin e projekteve që kanë për synim përmirësimin e të drejtave të njeriut me fokus gratë dhe të rinjtë,  dhe promovimin e diverzitetit në Kosovë, pa paragjykime gjinore, racore, etnike dhe orientimi seksual.
  • Të ketë të përfunduar universitetin – niveli bachelor (preferohet shkenca sociale, fakulteti i arteve ose menaxhim).
  • Njohuri të përsosura të gjuhës shqipe dhe angleze në shkrim dhe në të folur, e dëshirueshme edhe njohja e gjuhës serbe.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës dhe të tregojë vetë iniciativë dhe përkushtim në zbatimin e misionit dhe vizionit të ARTPOLIS.
  • Aftësi për të punuar në një mënyrë efektive me kolegët, qasje pozitive dhe fleksibilitet.
  • Aftësi të shkëlqyera me kompjuter (word, Excel, PowerPoint).

Paga mujore: 909 EUR bruto

Procesi i aplikimit

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letrën motivuese dhe tri referenca në  e-mail adresën: ojq.artpolis@gmail.com.

Afati i aplikimit: 24.01.2021, ora 24:00.

Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet

www.artpolis-ks.com

Foto Galeri

0Shares