Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Edlir Gashi ka përfunduar studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e shfaqjeve të ndryshme për femijë, forum teatër, dance teatër dhe shfaqje muzikore, performanca, filma dhe seri të ndryshme televizive. Disa nga shfaqjet që ka luajtur janë: Destur (Teatri Kombëtar i Kosovës), Gratë Trojane (La Mama NYC), Beni (ODA), Barbara (Dodonë), Çimka (Artpolis/Teatri Eksperimental “Spahi Vogli” Tiranë).
Ai po ashtu është valltar. Aktualisht punon si aktor rezident në Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet. Ai po ashtu punon si trajner me të rinj dhe të rritur në Edukimin e Bazuar në Teatër.