“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
19.12.2022
Premiera e “Sober” jehoi me mesazhin human të ndihmës ndaj varësisë
Premiera e shfaqjes “Sober” jehoi me mesazhin human të ndihmës ndaj varësisë. Përmes protagonistëve, të hënën mbrëma, më 19 dhjetor, 2022 Dispanzeri i Tuberkulozit u bë vendi prej ku publiku u bind se komuniteti është shtylla kyçe e luftimit të drogave dhe alkoolit.
Rrëfimi, nën regjinë e Butrint Pashës, me aktorët e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis solli një version tjetër të shërimit: atë nëpërmjet një rrethi që bashkëndjen.
Secili nga protagonistët ka një histori ndryshe të varësisë dhe për të gjitha adresë bëhet një shtëpi. Pjesa kulminante është fakti që vet të shëruarit nga varësia shndërrohen në personel mjekësor, duke e lehtësuar procesin e shkëputjes nga kjo gjendje.
E bazuar në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, shfaqja “Sober” solli histori suksesi të personave të varur nga droga dhe alkooli.
Për ata/ato që s’kanë pasur mundësi të shohin premierën e kanë rastin ta ndjekin sonte dhe nesër, 20 dhe 21 dhjetor, reprizën e shfaqjes nga ora 20:00.
Për rezervime ju lutem të kontaktoni në: +38344703157
Regjisor: Butrint Pasha
Aktoret/ët: Zhaneta Xhemajli, Shpetim Selmani, Kumrije Hoxha, Kaltrinë Zeneli, Blerta Gubetini, Edlir Gashi, Blend Sadiku, Zana Berisha, Altin Vraniqi
Koreograf: Robert Nuha
Kompozitor: Adhurim Grezda
Kostumet dhe Skenografia: Alma Krasniqi
Ndriçimi: Mursel Bekteshi
Përkthimi: Brezar Xërxa
Asistente teknike: Elira Lluka
Grimi: Myrvete Tahiri dhe Flori Hasani
Produksioni: Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet
Foto:Esad Duraki
Kjo shfaqje është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, cfd, Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe sponsori gjeneral Buçaj SH.P.K