Shfaqjet Teatrale

“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Prishtinë si reflektim mbi normat shoqërore të maskulinitetit dhe patriarkatit

3 Dhjetor, 2024

03.12.2024

Më 3 dhjetor, në orën 20:00, Teatri Oda në Prishtinë mirëpriti shfaqjen “O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë,” një vepër artistike që nxiti reflektim të thellë mbi normat shoqërore të maskulinitetit dhe patriarkatit.

E konceptuar nga koreografi Robert Nuha dhe realizuar në bashkëpunim me Ansamblin e Artpolis dhe trupën Noa Dance Theatre Co., kjo performancë sfidoi publikun përmes një kombinimi unik të kërcimit bashkëkohor, humorit dhe elementeve të avancuara teknologjike.

Energjia e artistëve dhe ndjeshmëria e interpretimit krijuan një atmosferë të veçantë, që ndërthurte të menduarin kritik me momente humori dhe emocion.

🤝Ky projekt u realizua me mbështetjen e Frieda, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe UNFPA Kosovo .

You may also like