“Prapa Ekranit” në Rahovec nxit debat mbi dhunën online
19 Mars, 2026

25.02.2026
Këshilli Drejtues (PSC) i projektit WAVES – Women’s Artistic Voices for Equality and Solidarity themeluar më 25 shkurt 2026! Ky këshill shërben si qendra kryesore për vendimet strategjike, duke siguruar transparencë, bashkëpronësi dhe zë të barabartë për të gjitha organizatat partnere.
PSC bashkon një ekip udhëheqësish të përkushtuar: Venera Ismaili – Artpolis, Anna Shestakova – Art-Playback, Sephora Haymann – Mi-Fugue Mi-Raison, Driada Dervishi – Eja në Teatër, Valdete Idrizi – Eksperte për Barazi Gjinore dhe Bashkëpunim Kulturor, Atdhe Lila – Ekspert për Siguri Digjitale dhe Praktika të Qëndrueshme.
Ky ekip do të udhëheqë drejtimin strategjik të projektit, do të monitorojë përparimin dhe do të sigurojë cilësi, përgjegjshmëri dhe respektim të standardeve në çdo hap. Përmes takimeve virtuale mujore dhe mbledhjeve transnacionale dy herë në vit, PSC do të mbajë WAVES në drejtimin e duhur, duke mbështetur zërat artistikë të grave në gjithë Europën.
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, qëndrimet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo të Agjencisë Ekzekutive për Arsimin dhe Kulturën Evropiane (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbahen përgjegjës për to.




