“Historitë tona, skena jonë” solli dialogun në Barabar Centre, Prishtinë
16 Korrik, 2026

Këtë vit, Artpolis është pjesë e edicionit të parë të Albanian Giving Week, një iniciativë e organizuar nga Global Albanians Foundation (GAF), e cila bashkon 21 organizata jofitimprurëse nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, me qëllim mbështetjen e nismave që sjellin ndryshime pozitive në komunitet.
Nga 24 nëntori deri më 1 dhjetor 2026, shqiptarët kudo në botë ftohen të bëhen pjesë e kësaj jave solidariteti, nën moton “Albanians Worldwide. Giving Together.”
Për më shumë se 20 vjet, Artpolis ka krijuar hapësira për art, dialog, edukim dhe fuqizim të komunitetit. Sot, këtë mision po e vazhdojmë në shtëpinë tonë të re, Stacionin Kulturor në Prishtinë, një hapësirë e hapur për artistë, të rinj, fëmijë dhe gjithë komunitetin.
Përmes festivaleve FEMART dhe CIRCLE FEST, shfaqjeve teatrore, koncerteve, ekspozitave, aktiviteteve për fëmijë dhe programeve edukative, synojmë që Stacioni Kulturor të jetë një vend ku arti dhe kreativiteti na bashkojnë.
Synimi ynë afatgjatë është të mbledhim 100,000 euro për pajisjen dhe funksionalizimin e plotë të Stacionit Kulturor, duke siguruar pajisje teatrore, sisteme të ndriçimit dhe zërimit, ulëse për publikun, perde skenike, mobilie dhe mjete të tjera të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve artistike e kulturore.
Me mbështetjen tuaj, synojmë të realizojmë deri në 150 aktivitete në vit, duke mirëpritur mbi 20,000 pjesëmarrës, përfshirë më shumë se 5,000 fëmijë.
Çdo donacion, pavarësisht shumës, është një kontribut për të ardhmen e artit dhe kulturës në Kosovë.
Bëhuni pjesë e kësaj nisme dhe na ndihmoni ta ndërtojmë së bashku një shtëpi të qëndrueshme për artin, kreativitetin dhe komunitetin!
🔗 Mbështeteni Stacionin Kulturor përmes linkut:
https://www.zeffy.com/en-US/donation-form/support-the-prishtina-cultural-station#AlbanianGivingWeek #GiveBack #Artpolis #StacioniKulturor #GlobalAlbaniansFoundation