Punëtoritë

Përmbyllet me sukses Trajnimi i Trajnerëve për Teknikë të Skenës, me fokus në zërim

2 Nëntor, 2026

28.10-01.11.2026

Ka përfunduar me sukses Trajnimi i Trajnerëve (ToT) për profilin “Teknik i Skenës”, me fokus në zërim, i cili u mbajt nga 28 tetori deri më 1 nëntor 2026, në Stacionin Kulturor në Prishtinë.

Trajnimi u udhëhoq nga Tomor Kuçi, profesionist i fushës së zërimit, i cili gjithashtu është angazhuar në përpilimin e kurrikulës për profilin “Teknik i Skenës”, të dedikuar për nivelin e shkollave të mesme.

Përgjatë pesë ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në fushën e mësimdhënies, duke u përgatitur për të përcjellë përvojën dhe njohuritë profesionale te gjeneratat e ardhshme të teknikëve të skenës. Trajnimi ndërthuri përvojën profesionale me metodat e mësimdhënies, duke i pajisur pjesëmarrësit me qasje dhe mjete për zbatimin e programit mësimor në praktikë.

Vlerësimet e pjesëmarrësve për trajnimin ishin pozitive, duke reflektuar përvojën e mirë dhe rëndësinë e kësaj mundësie për zhvillimin e kapaciteteve të tyre si trajnerë dhe mësimdhënës të ardhshëm.

Kjo iniciativë është pjesë e projektit Industria Kreative, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatohet nga UNDP Kosovo. Projekti synon të avancojë aftësitë dhe kompetencat e të rinjve dhe të rejave duke hartuar, përshtatur dhe prezantuar kurse pilot brenda sistemit të arsimit formal, të cilat adresojnë boshllëqet e aftësive në industritë kreative (IK). Përmes partneriteteve mes institucioneve arsimore dhe industrisë, projekti ofron gjithashtu programe për zhvillimin e aftësive dhe rifreskimin e tyre, mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, si dhe mbështetje në formë trajnimi dhe mentorimi.

You may also like