Vizitat

Bisedë me Sebastian Nübling në Stacionin Kulturor

6 Nëntor, 2026

06.11.2026

Dje, më 5 nëntor, në Stacionin Kulturor të Prishtinës, u mbajt biseda me regjisorin e njohur gjerman të teatrit dhe operës, Sebastian Nübling, e organizuar nga Qendra Multimedia dhe Artpolis.

Takimi mblodhi aktorë/e dhe profesionistë/e të teatrit nga Kosova dhe vende të ndryshme, duke krijuar një hapësirë të hapur për shkëmbim përvojash, diskutim dhe reflektim mbi proceset krijuese, regjinë bashkëkohore dhe zhvillimet në teatrin evropian.

Sebastian Nübling ndau me të pranishmit përvojën e tij shumëvjeçare në teatër dhe operë, rrugëtimin artistik dhe bashkëpunimet me disa prej institucioneve më të rëndësishme teatrore në hapësirën gjermanofolëse dhe më gjerë.

You may also like