Punëtoritë

Takimi i radhës për zhvillimin e kurrikulës për profilin Teknik i Skenës

8 Tetor, 2026

07.10.2026

Më 7 tetor 2026, në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës për prezantimin dhe zhvillimin e kurrikulës profesionale për profilin Teknik i Skenës. Gjatë takimit u diskutuan propozime dhe u dhanë komente shtesë për përmirësimin e kurrikulës, të cilat do të adresohen nga ekspertët e përfshirë në procesin e hartimit.

Diskutimet u përqendruan në përshtatjen e përmbajtjes, rezultateve të të nxënit, moduleve dhe praktikës profesionale, me qëllim të avancimit të cilësisë dhe përputhshmërisë së kurrikulës me nevojat e sektorit kulturor dhe industrive kreative.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), Qendrës së Kompetencës në Prizren, ekspertët e angazhuar në hartimin e kurrikulës, si dhe përfaqësues të UNDP-së dhe Artpolis.

Kjo iniciativë është pjesë e projektit Industria Kreative, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatohet nga UNDP Kosovo. Projekti synon të avancojë aftësitë dhe kompetencat e të rinjve dhe të rejave duke hartuar, përshtatur dhe prezantuar kurse pilot brenda sistemit të arsimit formal, të cilat adresojnë boshllëqet e aftësive në industritë kreative (IK). Përmes partneriteteve mes institucioneve arsimore dhe industrisë, projekti ofron gjithashtu programe për zhvillimin e aftësive dhe rifreskimin e tyre, mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, si dhe mbështetje në formë trajnimi dhe mentorimi.

You may also like