Kushtrim Qerimi

Kushtrim Qerimi i lindur në Gjilan, është i diplomuar për aktor në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë merret me aktrim. Pjesë e ansamblit të Teatrit të Qytetit – Gjilan ka realizuar shumë role në disa prej teatrove të Kosovës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin e Qytetit- Gjilan, teatrin “Adriana” në Ferizaj, Qendrën Multimedia, etj. Gjithashtu ka realizuar disa role në seriale të famshme vendore. Është bashkëpunëtor i Qendrës për Art dhe Komunitet “Artpolis’ që prej vitit 2009 dhe vazhdon të jetë akoma, ku ka realizuar shumë role në shfaqjet e llojit “Forum Teatër’ si dhe shfaqje të stileve të ndryshme që janë prodhim i “Artpolis”.