Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
31 Tetor, 2024
27-30.10.2024
Artiste/ë nga Kosova dhe Serbia kanë bashkuar forcat për të sjellë ekspozitën “Mir is Mirë”, në përpjekjet e përbashkëta në thyerjen e barrierave ndërshtetërore.
Organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet ekspozita “Mir is Mirë” u prezantua më 27 tetor në Beograd, më 29 tetor në Prishtinë, si dhe më 30 tetor në Prizren në kuadër të projektit “Kultura për Ndryshim”.
Veprat e kësaj ekspozite janë krijuar pas shkëmbimeve kulturore ndërmjet artistëve/eve nga Kosova dhe Serbia, duke sjellë dialogun dhe artin si mjet për të krijuar një hapësirë ndjeshmërie dhe mirëkuptimi të ndërsjellë.
Aleksandra Davinić, Alsea Ymeri, Mateja Marković, Diona Kusari, Sunčica Vuletić, Samantha Daničić, Nikola Kašaš, Aulona Hoxha, Katarina Drenjanin, Dunja Škundrić, Milica Davivanović dhe Erza Qorrolli kanë krijuar veprat artistike gjatë shkëmbimeve kulturore disa mujore.
“Kultura për Ndryshim” është një projekt trevjeçar i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet nga Prishtina që po zbatohet falë mbështetjes së Bashkimit Evropian. Projekti synon të zgjerojë dhe thellojë bashkëpunimin mes artistëve të rinj shqiptarë dhe serbë dhe t’i inkurajojë dhe fuqizojë ata/ato që të angazhohen në zhvillimin e dialogut ndërkulturor.