“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Labinot Raci është aktor kosovar i lindur më 1989 në Prishtinë. Në vitin 2016 përfundoi studimet në Akademinë e Arteve moduli Aktrim në Universitetin e Prishtinës.
Ai ka realizuar shumë role në teatër, seriale dhe filma.
Roli i parë i tij ishte gjate studimeve në vitin 2014 në shfaqjen “Bark Tupani” në Teatrin Oda, me regji të Lirak Çelaj duke vazhduar me shfaqjet: “Emigrantët” në Teatrin Multimedia me regji të Arianit Gecit, “John Cages Hamlet” në Teatrin Labirator Loja me regji Bekim Lumi, “Rruga e Botës së Lirë” në Teatrin Oda me regji të Florent Memeti, “Tregtari i Venedikut” në Teatrin Kombëtar të Kosovës” me regji Matthew Lenton, “Dëshira Tours” në Teatrin Kombëtar të Kosovës me regji të Ardi Mejzini, “Zoti Masakrës” në Teatrin Kombëtar të Kosovës me regji të Besfort Idrizit, “Arturo Ui” në Teatrin Kombëtar me regji të Bekim Lumit, “Zgjimi i Pranverës” bashkëproduksion i Artpolis dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës me regji të Zana Hoxha, “Bryma e Vdekjes” në Teatrin Kombëtar me regji të Burbuqe Berishës, “Pa Mua” në Teatrin Kombëtar me regji të Alban Beqirajt, “Pashumbja” në Teatrin Oda me regji të Florent Mehmetit, “Arbri”në Teatrin Oda me regji të Lirak Çelaj.