Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
6 Shkurt, 2023
01-03.02.2023
Më 01-03 shkurt, 2023 në Durrës është mbajtur punëtoria për ngritjen e kapaciteteve të Stafit dhe të Trupës Artistike të Artpolis.
Punëtoria u hap me hartimin e Planit të Punës për vitin 2023, dhe ndarjen specifike të aktiviteteve.
Në ditën e dytë të punëtorisë ka zënë vend diskutimi mbi Strategjinë e re të Artpolis 2023-2027, si dhe prezantimi i web faqes së re të Artpolis. Në diskutim me stafin dhe Trupën Artistike të Artpolis është bërë një reflektim mbi strategjinë e kaluar dhe janë finalizuar ndryshimet për Strategjinë e re për pesë vitet e ardhshme, gjithashtu stafit dhe trupës iu dha mundësia të japin ide tjera rreth përmirësimit të web faqes së Artpolis.
Pas prezantimit të Strategjisë, diskutimi vazhdoi për edicionin e 11-të të Festivalit FemArt. Stafi dhe
Trupa diskutuan dhe dhanë ide rreth motos për këtë vit, dhe gjithashtu filloi draftimi i programit për këtë edicion.
Punëtoria “Ngritja e kapaciteteve të Stafit dhe Trupës Artistike të Artpolis” është mbyllur me diskutim rreth Monografisë së Festivalit FemArt. Udhëhequr nga Ivana Bilic u punua në draftimin e një plani konkret të përgatitjes së Monografisë për 10 edicione të Festivalit FemArt.
Ky aktivitet u mbështet nga cfd. Sponsor gjeneral Buçaj SH.P.K.