
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Festivalet Përfaqësimet Shfaqjet Teatrale
31 Gusht, 2023
29.08.2023
Shfaqja “Sober”, produksion i Artpolis, ka rrëmbyer dy çmime të rëndësishme në edicionin e 53-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Me Çmimin Special u shpërblye regjisori Butrint Pasha, derisa Zhaneta Xhemajli mori Çmimin “Yll në Ardhje”.
Më 29 gusht, 2023 hapësira e Kinemasë së Qytetit u shndërrua në një “qendër rehabilitimi nga varësitë”. Audienca pati rastin të përjetojë ngjarje trishtuese dhe prekëse, momente të qeshurash e histori inspiruese për triumfin e njerëzve ndaj varësive që marrin çdo ditë jetë.
Performanca e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, me mesazhe prekëse, depërtoi thellë në mendjen e të pranishmëve dhe shfaqja u mbyll me duartrokitje dhe emocione nga publiku në Ferizaj.
Shfaqja “Sober” me regji të Butrint Pashës, e cila bazohet në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, është një histori suksesi e një personi që arrin të mposhtë varësinë ndaj drogës, fenomenit botëror që në vazhdimësi vret njerëz dhe shkatërron familje.