Artpolis Qendra për Art dhe Komunitet, shpallë konkurs për 5 vende të lira:
Pozita: Aktor/e
Ekipi më i ri i komunitetit artistik po ju pret !
Nëse je Aktor/e dhe i përmbush kriteret të cilat ne po i kërkojmë, atëherë apliko !
Mundësi e mirë ta dëshmoni talentin, kreativitetin, vullnetin dhe bashkëpunimin e punës me komunitet.
ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diverzitetit dhe ndryshimeve shoqërore. ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Aktor/e ku inkurajohen aktorët profesionistë.
Kriteret:
- Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi aktrim.
- Bashkangjitur me Cv dhe biografi të dërgohet një video e ndonjë shfaqje/ përformance në 3 vitet e fundit ( kohëzgjatja, minimum 2 minuta max 5 minuta)
- Aftësi të mira Ritmike (të cilat do të provohen gjatë audicioneve)
- Mosha: 20-40 vjet.
- Kondicion dhe përgatitje të mirë fizike e vokale
- Të jenë kreativ dhe të hapur për detyrat artistike që do të kërkohen nga komisioni përzgjedhës
- Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e roleve në teatër dhe të ketë dëshirë e vullnet të punojë edhe me komunitet.
- Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij/saj para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis;
- Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i/e gatshme të punojë me orar fleksibil të punës;
- Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze
Procesi i aplikimit:
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letrën motivuese, tri referenca dhe dëshminë për shkollimin e mbaruar (diplomë) në e-mail adresën: artivistet@gmail.com
Afati i aplikimit: 08/02/2021- 15/02/2021
Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet: