Feminist Art Fund Fond

“Redlight on Sunday”, si shpërfaqje e ngacmimit seksual në universitete 

June 28, 2023

27.06.2023

Më 27 qershor, 2023 në Teatrin Dodona u realizua edhe projekti i radhës nga Artpolis, në kuadër të Fondit për Art Feminist – leximi skenik “Redlight on Sunday” me autor Butrint Pasha. 

Kjo dramë u interpretua nga aktorët Adrian Morina dhe Zana Berisha, të cilët portretizuan personazhet e profesor Mudit dhe Linës, studente në fazën finale të diplomimit. Ngjarja zë vend në Universitet, përmes së cilës u paraqit ngacmimi seksual si fenomen negativ në rritje.

Një dramë një-aktëshe që përmban dialog të ndjeshëm ku personazhet janë në kërkim të përmbushjes së qëllimeve së tyre, ku njëra rrugë çon te një përdhunim si rezultat, ndërsa tjetra e hedh para drejtësisë një ngacmues tjetër. E mbushur me dialog të mprehtë, cinik dhe ngacmues nga rrethanat e krijuara prej profesor Mudit, na mbajtën pezull duke menduar më të keqen, për fatin e kësaj studenteje njëzet e dy vjeçare. 

Publiku i mbledhur u ndanë të kënaqur me tematikën e tekstit, që hapi rrugë për debat konstruktiv ndaj fenomenit, parandalimit të tij si dhe nevojës që këto tema të përpunohen më shpesh, me qëllimin e krijimit të një shoqërie kosovare që përjashton këto fenomene, dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për jetesë, punë apo studim.

Ky aktivitet u mbështet nga Fondi për Art Feminist i organizatës Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #art #community #feminist #found

You may also like