Artpolis

The Forum Theater performance: “Stigma – Claim Your Rights” – Vushtrri

17.04.2019

Shfaqja Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” me datë 17 prill, 2019, në ora 13:00 u prezantua para publikut të Vushtrrisë ndërsa nikoqire e kësaj performance u bë Qendra Rinore “Hareja, në Vushtrri.

Nxënës/e, studentë/e, adhurues/e të artit, aktivistë/e, gra e burra, u mblodhën për të mirëpritë performancën e aktorëve. Në këtë qytet të vjetër të Kosovës, ku bota patriarkale sundon në çdo cep, tema e trajtuar, stigmatizimi i të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u komentua me shumë entuziazëm nga publiku. Ata dhanë kontribut në vetëdijësimin e qytetarëve duke qenë mjaft interaktiv gjatë debatit, pas performancës.

Emocionet e krijuara nga loja e shkëlqyer e aktorëve e bëri këtë shfaqje edhe më të fuqishme. Të mbijetuarat e luftës nuk janë viktima, ato janë heroina dhe gjithmonë do të mbesin të tilla ishte ndër të tjera mesazhi që u përçua në mendjen e të pranishmëve.

Regjisor: Lulzim Bucolli

Moderatore: Diellza Bezera

Aktorë/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani

Shfaqja “Stigma – Kërko të drejtën tënde” u përkrah nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës / QKRMT

Venera It

0Shares