“Vetëm” me mesazh kundër stigmatizimit shoqëror të grave
23 Dhjetor, 2024
Në kuadër të projektit “Gratë e Reja për Paqe në Kosovë dhe Serbi” ka përfunduar pjesa e dytë e Shkollës Pranverore e Feminizmit. Njëzete një gra të reja nga Kosova dhe Serbia kanë qenë pjesë e këtij moduli duke u angazhuar që në mënyrë bashkëpunuese të sjellin ndryshime pozitive në komunitetin ku jetojnë si për të drejtat e grave, ashtu edhe për krijimin e paqes.
Kjo shkollë ka filluar nga data 03 nëntor dhe ka përfunduar me datë 06 nëntor, 2017. Hapja e këtij moduli është realizuar nga performanca “Mos Hesht” e cila ka marrë vëmendje shumë të madhe, pas së cilës kemi vazhduar me diskutim së bashku me aktoret. Pjesëmarrëset e kësaj shkolle kanë treguar për mënyrën se si e kanë përjetuar edhe brenda vetës këtë performancë dhe çështjen e ngacmimeve seksualenë vendet ku jetojnë.
Në ditën e dytë kemi filluar me ligjëruesen Jeta Krasniqi me temën “Dhuna Seksuale e ndërlidhur me konfliktin” e cila ligjëratë ka filluar me historikun, definicionet, pasojat dhe trajtimin nga normat ndërkombëtare. Ndërsa, pjesa e dytë e ligjëratës është fokusuar më shumë në dhunën gjinore.
Ligjërata ka përfunduar me një diskutim për komisionin qeveritar për verifikimin dhe njohjen e personave të dhunuar nga rasti i Kosovës, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë.
Në pjesën e dytë të ditës kemi vazhduar me aktivisten Xhejrane Lokaj e cila me storiet e saj personale dhe mënyra e rrëfimit të saj mbi jetën dhe sakrificën e saj personale ka inspiruar të gjitha gratë e reja dhe i ka mahnitur me tregimet e saj shumë të fuqishme. Në fund të ligjëratës
Xhejrane la një mesazh shumë të madh tek gratë e reja duke thënë që sfida më e madhe e të gjithave është nga ato që nuk kanë guxim të ndryshojnë dhe se edukimi i vajzave duhet të jetë prioriteti i lëvizjeve aktiviste.
Në ditën e tretë kemi filluar me ushtrime “Zumba” nga Fjolla Dumani i cili aktivitet ka qenë energjik dhe edukues për lëvizjet tona trupore. Fjolla ka sjell risi në grup për mënyrën se si mund të përkujdesemi për trupin tonë dhe se si mund të përdorimin vallëzimin për t’u liruar edhe nga
streset e ditës.
Pas këtij sesioni ne kemi vazhduar me Igballe Rogova me ligjëratën e saj të fuqishme“ Bashkëpunimi dhe lëvizja e grave prej viteve të 90-ta”. Storiet e përshkruara nga Igballja kanë qenë prekëse dhe inspiruese në të njëjtën kohë.
Në pjesën tjetër të ditës kemi vazhduar me Valdete Idrizi me temën “Paqja dhe Aktivizmi” ky sesion ka filluar duke u diskutuar mbi aktivizmin paqësor në komunitete te ndara me një fokus të tek gratë me pyetje e përgjigje si dhe me një ushtrim i cili ka ngjallur interaktivitet të madh në mes grupit.
Dita ka përfunduar nga një iniciativë e përbashkët e grave të reja nga Kosova dhe Serbia me një panel diskutimi me temë “Patriarkati në të cilin jetojmë”. Gjatë këtij paneli është biseduar rreth eksperiencave të grave të rajonit duke treguar për ngjashmëritë që kanë dhe për sakrificat e mënyrat se si ato e luftojnë patriarkatin në shoqërinë e tyre.
Dita e fundit ka përfunduar me një sesion më artistik “Edukimi i bazuar në teatër” dhe “Forum Teatri” nga Zana Hoxha Krasniqi. Pjesëmarrëset mësuan rreth teknikave teatrale për ndërtimin e shfaqjeve forum teatër, procesit të diskutimit me publikun, si dhe për përdorimin e tyre në komunitetet.
Shumë vajza janë shprehur që kjo qasje është diçka e re dhe tejet kreative, madje njëra ka shprehur interesimin e saj për ndryshimet që mund të bëhen në komunitet dhe se si tash e tutje e sheh forum teatrin si mënyrë me ndikim më të fuqishëm.
Në fund është bërë përmbyllja e shkollës pranverore të feminizmit me shumë komente pozitive duke e vlerësuar si një përvojë shumë të rëndësishme në aspektin personal dhe profesional të tyre. Një pjesëmarrëse nga Serbia, Milena Baran potencoi: Shkolla pranverore feministe është një përvojë e veçantë për mua, dhe pak fillestare për gjërat e ndryshme në jetën time. Atje jam takuar me motrat e të njëjtit mendim, miket, aktivistet me të cilat do të gëzohem të bashkëpunoj. Jam absolutisht e sigurt që lidhja që e kemi krijuar ne me shkollën, do të na mbajë edhe do të na sjellë gjëra shumë të bukura në të ardhmën.
Të gjitha pjesëmarrëset në fund janë certifikuar që kanë përfunduar me sukses pjesën e dytë të shkollës pranverore te feminizmit, e organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis/ Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Alternative të vajzave të reja/ Serbi me mbështetje nga Kvinna till Kvinna.