“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
21.03.2022
Thirrja 2-të për Përkrahje të Artisteve/ëve dhe Grupeve Artistike
Me qëllim të përkrahjes së iniciativave të pavarura feministe të artisteve/artistëve dhe grupeve artistike formale dhe jo formale Artpolis ka themeluar Fondin për Artin Feminist, të vetmin e këtij lloji në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.
Ju ftojmë që të aplikoni në Thirrjen e 2-të për Përkrahje të Artisteve/ëve dhe Grupeve Artistike e cila është e hapur nga 21 Mars 2022 – 13 Prill 2022.
Përmes kësaj thirrje synojmë të krijojmë hapësirë për artistët dhe/ose praktikuesit e artit dhe kulturës në zhvillim për të eksperimentuar dhe për të zhvilluar perspektiva të reja mbi sfidat shoqërore brenda praktikës së tyre sipas kushteve të tyre. Ne jemi në kërkim të atyre, puna inovative e të cilëve trajton çështje të rëndësishme dhe të ngutshme sociale brenda kontekstit të tyre.
Përmes kësaj thirrje, gjatë vitit 2022 do të përkrahen 6 vepra artistike, me shumën minimale 600 euro deri në maksimale 1,000 euro. Buxheti i kërkuar nga Artpolis duhet të detajohet në aplikacionin tuaj (shih linkun më poshtë).
Ju mund të aplikoni me krijime artistike personale ose grupore, guerrila acts, performanca, videoinstalacione, koncerte, shfaqje, ekspozita, botime, audioinstalacione e forma të tjera të artit.
Përkrahja nga Fondi për Art Feminist iu drejtohet artisteve/ëve dhe praktikuesve të kulturës në zhvillim të cilët:
Krijimet artistike të përzgjedhura përmes kësaj thirrje të Fondit për Art Feminist do të kontribuojnë në realizimin e Fushatës “-50%” e cila ka për qëllim të adresojë pabarazinë e përfaqësimit të grave në institucione publike dhe private, një thirrje për barazi të plotë në të gjitha sferat e jetës, respektivisht për gjithëpërfshirje të grave.
Fushata “-50%” në kuadër të Fondit për Artin Feminist të organizatës Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Thirrja mbetet e hapur deri me 13 Prill 2022, në ora 17:00.
Veprat e përzgjedhura duhet të realizohen brenda vitit 2022, data e saktë caktohet në koordinim në mes të organizatës Artpolis dhe artises/it apo artisteve/ëve të përzgjedhur. Detajet rreth mënyrës së realizimit të veprës, buxhetit dhe datave të zbatimit të saj, do të specifikohen në kontratën që do të nënshkruhet në mes të Artpolis dhe përfituesve të përkrahjes.
Aplikimet me dokumentacion të mangët nuk do të shqyrtohen. Vetëm artistet/ët, aktivistet/ët që hyjnë në rreth të ngushtë do të kontaktohen dhe do të informohen për rezultatin e aplikimit të tyre gjatë muajit prill 2022.
Ju lutem plotësoni aplikacionin në linkun: https://bit.ly/3CTXNym
#artpolis #art #community #feminist #found #kcsf