Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
18 Shtator, 2023
11-15.09.2023
Në datat 11 deri më 15 Shtator 2023, u mbajt kolonia e artistëve të programit Icebreakers 2023, e organizuar nga Helsinki Commitee of Serbia (Serbi) dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet (Kosovë).
Takimi i parë i artistëve ka filluar në Qershor 2023 dhe është mbajtur në kryeqendrat e të dyja shteteve, me vizita disa ditore nëpër objektet kulturore, arkeologjike dhe qendrave kulturore me qëllim të informimit me misionin e projektit. Ndërkohë pas përfundimit të pjesës së parë të njohjes, është lënë një hapësirë kohore për evaluimin e ideve, që pas disa muajsh të fillohet me realizimin e tyre.
Kjo koloni artistike ishte planifikuar të mbahej në këtë periudhë si pjesë e dytë e programit që ka për qëllim që përmes shkëmbimit të vlerave të ndërsjella të artistëve nga të dyja shtetet, si mënyrë kreative e përmirësimit të marrëdhënieve. Artistët e rinj që vijnë nga fusha të ndryshme të artit morën pjesë me projektet e tyre si: ekspozita, krijime të veshjeve, tregime, audio-libra, fotografi dhe video, skulpturë dhe art konceptual. Në përgjithësi krijimet artistike kanë të përfshira detaje të kulturave përkatëse dhe këndvështrime të veçanta ndaj ndasive sipas përkatësisë etnike, që sipas formatit të programit ka për qëllim të përbashkët njohjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm të këtyre artistëve.
Në nëntor të këtij viti planifikohet që projektet të finalizohen dhe të prezentohen në Beograd në një ekspozitë të përbashkët.
Programi, i cili zbatohet që nga marsi i vitit 2015, drejtohet nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHR), dhe gjatë tre viteve të ardhshme do të zhvillohet në bashkëpunim me Artpolis nga Prishtina dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian.
#artpolis #HCHRS #EUzaTebe #peacebuilding #art #community