
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
19 Shtator, 2023
16-18.09.2023
Tre ditë mësim, argëtim, kreativitet, emocione, dashuri e aktivizëm. Tre ditë bashkuan artiste e aktiviste për të krijuar, frymëzuar dhe për të aspiruar ndryshime pozitive.
Në datat 16-18 shtator, 2023 u mbajt Kampi i Artisteve dhe Aktivisteve në Fshatin Kukaj, të udhëhequr nga Qendresa Kajtazi, Zhaneta Xhemajli dhe Blerta Gubetini.
Për tre ditë u treguan shumë histori, përjetime e emocione; artiste e aktiviste u afruan me njëra tjetrën dhe zbuluam se ngjashmëritë nuk mungonin. Gjatë 3 ditëve janë mbajtur sesione pune grupore, ushtrime të lëvizjeve skenike, shkrimit kreativ dhe meditimit e çlirimit shpirtëror kanë ndihmuar artistet dhe aktivistet të shprehin më së miri përvojat e tyre dhe vizionin e tyre për shoqërinë.
Përveç këtyre sesioneve u diskutuan shumë koncepte e ide që i kanë ndihmuar grupit për t’i dhënë jetë skenës me performancat e tyre artistike.
Artistet dhe aktivistet të ndara në grupe krijuan një lidhje shumë inspiruese e kreative mes vete dhe u bashkuan me ide e qëllime të përbashkëta që ndihmuan njëra tjetrën për realizmin e disa performancave artistike që adresojnë e përkrahin qëllimet dhe çështjet sociale.
Së bashku, jemi forcë për ndryshim!
Ky aktivitet u realizua nga Artpolis me përkrahje nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.