“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
28.12.2019 dhe 30.12.2019
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet prezanton Lexim Skenik të veprës “Zgjimi i Pranverës” në Prishtinë nga autori Frank Wedekind me regji dhe adaptim të regjisores Zana Hoxha.
Frank Wedekind paraqet reflektimin e një të rrituri për adoleshencën, pasojat e injorancës dhe pasojat e mos-vetëdijësimit për tema të cilat prekin rrënjësisht jetën e tyre. Kjo vepër tregon po ashtu storien e adoleshentëve të cilët janë duke zbuluar “trazirat” e brendshme e të jashtme të seksualitetit të tyre, tutje ekspoloron udhëtimin e adoleshentëve drejtë moshës së rritur me një pasion që është ndricues dhe i paharrushëm.
“Më beso se nuk je vetëm jo
Më beso të lutem ti
Më beso se do t’shkrij jetën
Dhe nuk do të jem larg nga ti.
Beso në diell, beso në diell…”
Me vargjet e këngës “Beso në diell”, hit i viteve 90-ta, përfundoi leximi skenik i shfaqjes “Zgjimi i pranverës” që u performua shkëlqyeshëm nga aktoret dhe aktorët profesionist të Kosovës, në Teatrin Oda. Inskenimi i shfaqjes duke u vendosur në Kosovën e viteve të 90-ta, e mallëngjeu publikun divers që përbëhej nga të rinj, të gatshëm dhe kurioz që përmes shfaqjes të kuptojnë më shumë për bindjet, lojërat, storiet e prindërve të tyre në kohën e adoleshencës, dhe nga publiku më i vjetër që ishin dëshmitarë dhe e kanë provuar atë periudhë të jetës, në atë kohë.
Pas performancës u hap diskutim me publikun për të marrë komente, pyetje apo propozime rreth tematikës dhe procesit të shfaqjes, e cila do të marrë formën e vet finale në mars të vitit 2020, kur edhe do të jepet premiera e shfaqjes “Zgjimi i pranverës”.
Zgjimi i Pranverës e lë publikun duke menduar për mënyrën se si gjërat mund të ishin zgjidhur ndryshe, më mirë nëse personazhet kishin vepruar ndryshe. Zgjimin e Pranverës e sjell regjisorja Zana Hoxha në Kosovën e viteve të 90-ta përmes leximit skenik dhe proces inskenimi, që ne vitin 2020 do të ketë premierën si shfaqje për të marrë formën përfundimtare.
Autor: Frank Wedekind
Regjia dhe adaptimi: Zana Hoxha
Aktorët: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Arta Muçaj, Shkelzen Veseli, Labinot
Raci, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi.
Muzika: Alzan Gashi
Koreograf: Robert Nuha; Ass.regjie: Arlinda Morina, Kostumografe: Youliana
Voykova – Najman.
Ndriqimi: Skender Latifi
Produksioni: Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet
Dizajni dhe ilustrimi: Vanja Lazić
Leximi skenik “Zgjimi i Pranverës” mbështetet nga cfd, UNFPA dhe koalicioni K10.