Punëtoritë

Mbahen dhjetë punëtori “Fuqia e Dashurisë”, dhe prezantohet dokumentari “Biba May – Jo Më”

28 Qershor, 2024

Artpolis ka organizuar dhjetë punëtori “Fuqia e Dashurisë” më 24-27 qershor, 18 dhe 19 shtator, 7 dhe 8 tetor, si dhe 16-18 tetor, 2024 . Poashtu është prezantuar edhe dokumentari “Biba May – Jo Më”.

Këto punëtori janë organizuar në bashkëpunim të ngushtë me KRCT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Dhunës) dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Dy prej tyre kanë zënë vend në ambientet e KRCT-së Prishtinë, 4 prej tyre në Drenas tek Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, 2 prej tyre në zyret e Medica Gjakova në Gjakovë, si dhe në Durrës.

Punëtoritë ishin të fokusuara në mendimin pozitiv, arritjet, vlerat dhe sistemin e mbështetjes. Prezantimi dhe komunikimi unik i Shqipe Malushit mundësuan pjesëmarrësve të qeshin, të qajnë dhe të ndajnë ndjenjat e tyre më të thella.

Pas përfundimit të dokumentarit “Biba May – Jo Më”, protagonistja Resmije Rahmani bisedoi me gratë për jetën e saj, duke i motivuar dhe frymëzuar ato të fokusohen në ëndrrat e tyre.

Gratë ishin jashtëzakonisht të lumtura pas një dite ku kanë ndarë me njëra-tjetrën shpresat për të ardhmen e tyre.

Këto aktivitete janë organizuar nga Artpolis në bashkëpunim me KRCT-në në Prishtinë dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Rrjeti i Grave të Kosovës, Onix Wellness Retreat dhe Medica Gjakova me mbështetje të Fondacionit Joseph Handleman dhe Dr. Hedwig Stauffer Stiftung.

You may also like