Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
08.03.2023
Më 8 mars, shfaqja teatrore “Top Girls” me regji të Shkurtë Aliut u prezantua në Mitrovicë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Shfaqja u prezantua në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
“Top Girls” është një shfaqje e vitit 1982. Historitë e panumërta që Churchill paraqet në shfaqje tregojnë se çfarë presioni dhe se sa çrregulluese mund të jetë jeta nën patriarkatin.
Kjo shfaqje është bashkëproduksion i Artpolis – Qendrës për Art dhe Komunitet me Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.
Shfaqja teatrore “Top Girls” realizoi reprizën e saj në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
“Top Girls” u realizua në kuadër të projektit “HumanRightivism” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – Community Development Fund – CDF, përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina.
Esad Duraki
#artpolis #SwedishEmbassy #CDF #humanrightivism #theatreperfromance #topgirls #mitrovica