Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
17 Shtator, 2019
09.09.2019 / 10.09.2019 / 12.09.2019
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis ka implementuar pjesën e dytë të sesioneve të punëtorisë “Mendimi kreativ për Fuqizimin e viktimave të trafikimit dhe të viktimave potenciale të trafikimit”. Në kuadër të kësaj punëtorie janë paraparë 8 sesione / aktivitete me viktimat e trafikuara dhe viktimat potenciale të trafikimit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që gratë e kategorisë së lartpërmendur të krijojnë diçka nga asgjëja dhe ti bëjnë ato ekonomikisht të pavarura, ashtu që pas përfundimit të këtij kursi të kenë mundësi të punojnë vetë. Këto punëtori u zhvilluan në hapësira të Qendrës për Shëndetin Mendor dhe nën mbikëqyrjen e artistes Njomëza Luci.
Tre punëtoritë e para u mbajtën me datat: 09.09.2019, 10.09.2019 dhe 12.09.2019. Në këto tre sesione pjesëmarrëset patën mundësinë të dëgjojnë Njomeza Lucin tek i mësonte për rëndësinë e punës dhe rëndësinë e të qenurit të pavarur financiarisht. Artistja ka ndarë përvojat e veta dhe historinë e saj se si ka arritë të ketë sukses në veprimtarinë që ajo e zhvillon. Punëtoria e parë shërbeu si njohje me njëra-tjetrën, me punën, me matjen e kreativitetit të grave dhe zbulimin e dëshirave të tyre se çka duan të krijojnë.
Ndërkaq në punëtoritë e tjera artistja Njomza Luci arriti t’ua mësojë grave punën bizhuteri të ndryshme si: rruza, vathë, unaza e aksesorë të tjera, teknikat e punës, llojet e materialeve, vizatime dhe skicime të dizajneve për krijimin e punimeve. Me udhëzimin e artistes, gratë kanë marrë gjëra dhe materiale të pashfrytëzueshme të tyre për të krijuar diçka të vlefshme dhe të dobishme nga ato gjëra.
Ky kurs ka shërbyer dhe ka qenë një mësim për pjesëmarrëset që të mund të punojnë nga shtëpitë me shpenzime minimale por njëkohësisht duke e zhvilluar edhe mendimin kreativ.
Me materialet e tyre, nga skicat dhe vizatimet dhe me ndihmën e artistes gratë pjesëmarrëse kaluan në krijime të vërteta. Rruzat dhe qaforet që u krijuan qysh në sesionet e para ishin të bukura dhe të stilit të veçantë të cilat mund të përdoren në baza ditore por edhe në raste të veçanta. Ky kreacion ofroi shumë kënaqësi dhe zhvilloi edhe më shumë potencialin e tyre por edhe iu dha shpresë për një jetë më të dobishme për veten e tyre.
Punëtoritë: “Mendimi kreativ për Fuqizimin e viktimave të trafikimit dhe të viktimave potenciale të trafikimit” realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave të supozuara të trafikimit”.
Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit te Qenieve Njerëzore”. Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP)