
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
11.10.2023
Artpolis ka realizuar më 11 tetor, 2023 trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë.
17 vajza të reja të Kamenicës kanë zhvilluar njohuritë e tyre rreth feminizmit, duke ndarë mes vete sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen në përditshmëri.
Ligjëruese e këtij trajnimi ishte aktivistja Liridona Osmanaj, e cila foli për termet feministe, valët e feminizmit, lëvizjet e fushatat feministe, si dhe format e mënyrat që vajzat mund të ndjekin për t’u fuqizuar, e të fuqizojnë të tjerat.
Përveç kësaj vajzat kanë mbajtur edhe një kuiz, e lojëra të tjera argëtuese përmes së cilës mësimi feminist bëhet edhe më kuptimplotë.
Ky trajnim u realizua edhe me mbështetjen e Komunës së Kamenicës, respektivisht Drejtorisë së Arsimit.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
#artpolis #kcsf #feminist