
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë
23 Mars, 2023
22.03.2023
Artpolis, në bashkëpunim me KVRL dhe Zyrën për Barazi Gjinore në Malishevë, ka mbajtur trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”, më 22 mars, 2023.
Në Asamblenë Komunale në Malishevë, 21 vajza patën rastin të mësojnë dhe të diskutojnë mbi feminizmin, shqetësimet e tyre dhe mundësitë që i kanë për të thyer tavanin e qelqit.
Ky trajnim u udhëhoq nga aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj, që ligjëroi mbi feminizmin, historinë feministe, termet dhe valët e feminizmit etj.
Gjithashtu, në këtë trajnim nuk munguan lojëra të ndryshme që e bënë trajnimin më argëtues, e poashtu nuk mungoi debati ndërmjet vajzave për temën e feminizmit.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
#artpolis #kcsf #feminist #women #young #educating #activist