Nga Skena te Ndërgjegjësimi: “Prapa Ekranit” përballë Dhunës Online në…
18 Dhjetor, 2025

17.12.2025
Shfaqja forum-teatër Prapa Ekranit, me dramaturgji dhe regji nga Zana Hoxha, u rikthye për reprizën e fundit të vitit në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren më 17 dhjetor 2025, prezantuar para 51 nxënësve.
Shfaqja nxiti diskutime të rëndësishme mbi dhunën psikologjike dhe abuzimin online, duke eksploruar marrëdhëniet komplekse midis presionit digjital dhe ndikimit të manosferës.
Prapa Ekranit u performua nga Ismail Kasumi, Qendresa Kajtazi, Anisa Ismaili, Edlir Gashi dhe Albana Gashi.
“Prapa Ekranit” do të rikthehet më 2026 me gjashtë repriza të tjera.
Shfaqja u organizua nga Artpolis, me mbështetjen e Rrjetit të Grave të Kosovës dhe East West Management Institute, ndërsa janë planifikuar edhe gjashtë repriza të tjera gjatë vitit 2026.
















