Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë
12 Nëntor, 2014
Gjatë mbajtjes së workshopit në 5 komuna kemi parë se 95% e vajzave e përdorin internetin 60% të kohës bredna 24 orëve.85% për rrjete sociale,70% për facebook dhe 15% për rrjete tjera sociale.
Skëmbimi i paswordëve është shumë prezent në të gjitha komunat.90% te vajzave të paktën një herë e kanë shkëmbyer paswordin me shoqe ose të dashurit e tyre.Ku si pasojë e kësaj shumë herë kanë ndodhë shkelje të privatësisë,shantazhime dhe abuzime me mesazhet intime,mes shoqeve apo simpative.
60% të vajzave të paktën njëherë u është thyer paswordi në facebook,u janë marr fotografitë të cilat janë postu në faqe të ndryshme me mbishkrime ofenduese dhe diskriminuese,janë shantazhuar nga persona që përdorin profile fallse në facebook,janë kercënuar nga djemt të cilat përmes presionit të ushtruar mbi ato,janë munduar të krijojnë lidhje sentimentale,gjithashtu fotografitë e tyre janë përdorur në video të ndryshme me mbishkrime ofenduese,të cilat janë postuar edhe ne kanalin Youtube.
Vajzat kanë qenë të moshës 13-16 vjecare kur qenë viktima të abuzimeve me teknologji.
Asnjera nga to nuk ka kerkuar ndihmë nga familja,mësimdhënësja/i apo psikologia/u e shkollës,për një arsye të vetme,sepse kanë menduar që nuk do të hasin në mirëkuptimin dhe përkrahjen e tyre.Dhe nga frika prej tyre vajzat e kanë diskutuar vetëm me shoqet e tyre.
Asnjeherë nuk kanë denoncuar ne polici ndonjë rast të abuzimit,sepse nuk kanë qenë në dijeni se mund të denoncojnë dhe se nuk besojnë në ndihmën e tyre.