Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
27.11.2024
Shfaqja “O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë,” e prezantuar më 27 nëntor në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, ishte një përvojë artistike që tërhoqi vëmendjen dhe provokoi reflektim mbi tematika komplekse të maskulinitetit dhe patriarkatit.
Kjo vepër, e realizuar nga koreografi Robert Nuha në bashkëpunim me Ansamblin e Artpolis dhe trupën Noa Dance Theatre Co., arriti të krijojë një ndërthurje harmonike midis humorit, kërcimit bashkëkohor dhe teknologjisë.
Publiku, me rreth 100 persona, u përfshi nga një lojë skenike e gjallë, e shoqëruar me videoprojeksione dinamike që vinin në pah tensionin midis traditave të së kaluarës dhe realitetit të sotëm. Koreografia ishte e guximshme dhe narrative, duke përdorur gjuhën e trupit për të shprehur tematika që shpesh mbeten tabu. Interpretimi ishte një kombinim mjeshtëror i energjisë dhe ndjeshmërisë, duke krijuar një atmosferë që të bënte të mendoheshe dhe të qeshje njëkohësisht.
Ky prezantim u mbështet nga Frieda, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Qki Malesia Kic Malesija në Tuz.