Shfaqjet Teatrale

Performanca në rrugë “Mos hesht”

11 Tetor, 2017

Performanca në rrugë “Mos hesht” theu heshtjen ditën e premte me datë 6 tetor në sheshin Nëna Terezë ne Prishtinë.

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina shpalosi performancën kundër ngacmimeve seksuale në rrugë

“Nuk e kom emrin loçk”, “Trupi jem e drejta jem”, “Raporto mos hesht“, “Po më Pengon”, “Po me jep stres”, “Mos fishkëllo”, ishin vetëm disa nga shprehjet që u dëgjuan gjatë performancës artistike kundër ngacmimeve seksuale në rrugë, e cila u prezantua para të pranishmëve të cilën ishin kalimatarë apo adhurues të artit të cilët kishin ardhur posaqërisht për ta parë nga afër këtë eksperiencë.

Në kuadër të kësaj perfomance artistike u bashkëngjit një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, znj. Linnéa Claeson.

Ndërkaq. performanca u mbështetë nga të gjitha mediat e Kosovës, njëherësh për “Mos hesht” kanë shkruar edhe mediat e njohura botërore si Telegraph.co.uk, Welt.de, Stern.de, Foreignpolicy.com

Photo credits: Majlinda Hoxha

#Artpolis Kvinna till Kvinna

You may also like