“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
15 Prill, 2022
14.02.2022
Emocione të fuqishme e të përziera për dhimbjen e krenarinë, dashurinë dhe ankthin, sfidat e paragjykimet u shpalosën para publikut përmes performancës “Vet’❤️”, një vepër për dashurinë queer.
“Vet’❤️”, nga Andi Krasniqi e Arbnora Ademi, erdhi si një reflektim mbi të drejtat e njeriut dhe të grave, përmes rrugëtimit jetësor të personazhit kryesor që arrin të thyejë mentalitetin patriarkal dhe paragjykimet me të cilat sfidohet. Në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar mbrëmë, më 14 shkurt 2022, triumfoi dashuria e madhe për vetveten, e për identitetin gjinor si një dashuri e veçantë dhe e rrallë.
Përmes një udhëtimi emocional publiku përjetoi ëndrrat, frikën, dyshimet e depresionin. I pa ato teksa shndërroheshin në copëza kujtimesh për t’i lënë vend të resë – triumfit të dashurisë për jetën.
Duke respektuar masat anti-Covid performanca “Vet’❤️” u ndoq nga 37 persona.
Kjo performancë u mbështet nga Fondi për Art Feminist i organizatë Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Rilind Beqa