“Prapa Ekranit” në Rahovec nxit debat mbi dhunën online
19 Mars, 2026
13 Mars, 2026

13.03.2026
Në kuadër të projektit “Design, Develop and Introduce a 3-Year Vocational Curriculum for Light and Sound Technician Profiles in the Formal Education System” Artpolis, me mbështetje të UNDP-në, organizoi fokus grupin e dytë me profesionistë të ndriçimit dhe zërimit që angazhohen në media.
Pjesëmarrësit theksuan kërkesën e lartë për teknikë të kualifikuar dhe nevojën urgjente për një kurrikulë 3-vjeçare profesionale praktike. Ata rekomanduan që fokusi i kurrikulës duhet të jetë në punën praktike, bashkëpunim në projekte reale, mentorim të strukturuar, praktika të formalizuara dhe fokus të fortë në sigurinë në punë.
Përveç kësaj, u diskutua edhe përfshirja e grave në këto profile, derisa u theksua se ka hapsirë për to veçanërisht në planifikim dhe dizajnim.
Rezultatet e këtij fokus grupi do të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin e një kurrikule moderne dhe të përshtatshme me nevojat e industrisë kreative për teknikë të ndriçimit dhe zërimit.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit Industria Kreative, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatohet nga UNDP Kosova. Projekti synon të avancojë aftësitë dhe kompetencat e të rinjve dhe të rejave duke hartuar, përshtatur dhe prezantuar kurse pilot brenda sistemit të arsimit formal, të cilat adresojnë boshllëqet e aftësive në industritë kreative (IK). Përmes partneriteteve mes institucioneve arsimore dhe industrisë, projekti ofron gjithashtu programe për zhvillimin e aftësive dhe rifreskimin e tyre, mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, si dhe mbështetje në formë trajnimi dhe mentorimi.






