“Prapa Ekranit”, vetëdijëson të rinjtë për rreziqet e dhunës online
4 Mars, 2026
6 Mars, 2026

06.03.2026
Më 6 mars 2026, në Prishtinë, u mbajt Fokus Grupi i parë me përfaqësues të universiteteve publike dhe private në kuadër të projektit “Design, Develop and Introduce a 3-Year Vocational Curriculum for Light and Sound Technician Profiles in the Formal Education System”, i organizuar nga Artpolis me mbështetjen e UNDP.
Në diskutim morën pjesë profesorë dhe ekspertë nga universitete publike dhe private, të cilët theksuan nevojën për zhvillimin e një kurrikule moderne për profesionet e ndriçimit dhe zërimit. U propozua që programi të ketë fokus të fortë praktik, për t’i përgatitur nxënësit për tregun e punës.
Po ashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes universiteteve, teatrove, mediave dhe institucioneve kulturore, si dhe organizimi i praktikave profesionale të strukturuara për nxënësit e shkollave të mesme profesionale.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit Industria Kreative, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatohet nga UNDP Kosova. Projekti synon të avancojë aftësitë dhe kompetencat e të rinjve dhe të rejave duke hartuar, përshtatur dhe prezantuar kurse pilot brenda sistemit të arsimit formal, të cilat adresojnë boshllëqet e aftësive në industritë kreative (IK). Përmes partneriteteve mes institucioneve arsimore dhe industrisë, projekti ofron gjithashtu programe për zhvillimin e aftësive dhe rifreskimin e tyre, mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, si dhe mbështetje në formë trajnimi dhe mentorimi.









