Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
26.05.2020 / 01.06.2020
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi punëtorinë dy ditore “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë” me datë 26 maj dhe 01 qershor, 2020 në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” – Gjakovë.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët/et nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” si dhe Prof.Ass.Dr. Laura Naka – Prodekane ne Fakultetin e Edukimit ne Universitetin ‘Fehmi Agani’ – Gjakove, së bashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Emirëjeta Kumnova – Psikologe dhe Diellza Bezera nga Artpolis. Punëtoria për qëllim kishte trajtimin e çështjes së ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës. Temat e diskutuara ishin: Ngacmimi seksual; Definicioni i ngacmimeve seksuale; Identifikimi i sjelljeve ngacmuese; Tipet e sjelleve; Pasojat psikologjike të ngacmimeve seksuale; Ngacmimet seksuale në ambientet akademike; Sfidat në raportim dhe adresimi i tyre; Korniza ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimin seksual; Politikat lidhur me ngacmimin seksual në Universitetet publike; Sfidat dhe mundësitë në adresimin e rasteve të ngacmimit seksual në praktikë.
Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga organizata jo-qeveritare CFD/Zvicër nën kornizën e projektit “NDAL/STOP – Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.