Punëtoritë

Punëtoria “Zhvillimi i kapaciteteve të stafit dhe vlerësimi i punës”

5 Prill, 2025

03-04.04.2025

Artpolis organizoi një punëtori dyditore në ambientet malore të Brezovicës më 3 dhe 4 prill 2025, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të brendshme të stafit, rritjes së efikasitetit organizativ dhe vlerësimit të punës së deritanishme.

Gjatë këtyre dy ditëve, fokusi kryesor ishte edicioni i 13-të i Festivalit FemArt, i cili do të mbahet më 16-21 qershor, 2025. Stafi diskutoi me përkushtim mbi përmbajtjen dhe strukturën programore të festivalit, duke bërë planifikim të detajuar të aktiviteteve artistike, edukative dhe avokuese që do të zhvillohen. U analizuan përvojat nga edicionet e mëparshme, u vlerësuan sfidat dhe arritjet, dhe u ndërtuan hapa konkretë për përmirësimin e mëtejshëm të procesit organizativ dhe të komunikimit me publikun dhe bashkëpunëtorët.

Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme e punëtorisë iu kushtua planifikimit të aktiviteteve të tjera të Artpolis për vitin 2025. U diskutuan gjithashtu edhe projektet e ardhshme, me fokus në ndërkombëtarizimin e aktiviteteve, përfshirjen e të rinjve dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet artit.

Një komponent tjetër thelbësor i punëtorisë ishte diskutimi rreth strategjive të reja për ngritjen e fondeve. U shqyrtuan mundësi bashkëpunimi me donatorë lokalë dhe ndërkombëtarë, si dhe mënyrat për të rritur vizibilitetin dhe ndikimin e organizatës përmes partneriteteve strategjike.

You may also like