“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
06.04.2020 / 17.04.2020
Pak ditë para se të shfaqej premierë para publikut të Teatrit Kombëtar shfaqja “Zgjimi i pranverës”, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19, i ndërpreu provat dhe e gjithë trupa teatrale u larguan nga hapësirat e teatrit.
Kështu, emocionet e bukura që me padurim i pritnim ti shijonim në Teatrin Kombëtar, duhej ti shtynim për një kohë të pacaktuar.
Por, edhe pse pothuajse çdo gjë ndaloi, Artpolis gjeti mënyra dhe i përshtati modalitetet për kushtet e reja të punës – aktivitete nga distanca. Trupa teatrale u bashkua prapë, që të vazhdojnë me prova dhe të punojnë nga largësia me njëri – tjetrin. Të gjithë ishin të lumtur që po shijonin prapë tekstin e shfaqjes dhe vargjet e këngëve, qoftë edhe vetëm përmes platformave digjitale të komunikimit.
Këto dy prova ishin mjaft produktive ndërkaq trupa e aktorëve së bashku me regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha dhe koreografin Robert Nuha uruan kjo situate të kalojë sa më parë dhe e gjitha të kthehet në normalitet.
Autor:
Frank Wedekind
Regjia dhe adaptimi: Zana Hoxha
Aktorët: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Arta Muçaj, Shkelzen Veseli, Labinot
Raci, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi.
Muzika: Alzan Gashi
Koreograf: Robert Nuha; Ass.regjie: Arlinda Morina, Kostumografe: Youliana
Voykova – Najman.
Ndriqimi: Skender Latifi
Dizajni dhe ilustrimi: Vanja Lazić
Produksioni: Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet